Bie nga shkallët, 53-vjecari përfundon i vdekur në spitalin e Matit

Nje 53-vjecar ka gjetur vdekjen pasi ra nga shkallet ne Mat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30, jemi njoftuar se është dërguar në spitalin e Burrelit, pa shenja jete një shtetas.

Policia tha se menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në ambjentet e spitalit ku ka rezultuar se është dërguar në spital pa shenja jete shtetasi: I.M, rreth 53 vjeç, banues në njësinë Komsi- Mat.

Kliko per me shume info

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi I.M, punonte roje në një godinë te “Ish parku i mallrave”, dhe duke zbritur shkallët dyshohet se është rrëzuar gjatë kapërcimit të murit rrethues duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Nga veprimet paraprake ngjarja dyshohet se është aksidentale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë Mat po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë tê ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here