Roberto Carlos vjen në Shqipëri, legjenda e futbollit do të luajë ndeshje bamirësie

Legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, shumë shpejt pritet të vijë në Shqipëri për një ndeshje bamirësie. Lajmin e ka konfirmuar ambasadori shqiptar në Spanjë, Ridi Kurtezi.

Përmes një postimi në “Twitter” ambasadori shqiptar ka bërë me dije që ish-ylli brazilian do të vijë në vendin tonë për të organizuar një ndeshje miqësore. Përmes diçiturës së fotos Kurtezi njofton: “I lumtur që pres Roberto Carlosin midis nesh. Ai po planifikon një ndeshje bamirësie në Shqipëri”, përfundon ambasadori i Shqipërisë në Spanjë. Kujtojmë që braziliani nuk do të harrohet asnjëherë për goditjet e tij të forta me këmbën e majtë, i quajtur ndryshe me nofkën “njeriu i predhave”.

Kliko per me shume info

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here