Robert Aliaj siç nuk e keni parë asnjëherë, rrëfehet me lot në sy: I lutem zotit….

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, për të promovuar projektin e tij të ri, albumin me foto “Tirana horizontale”, Berti u përball edhe me disa surpriza, pas të cilave, ai e pati të vështirë t’i përmbajë lotët.

Ndërsa në ekran iu shfaq një moment nga një kujtim i bukur në skenën e DëM, kur këndoi “Dashuria”, një prej hiteve të tij me vajzën Gala, Berti e pati të vështirë t’i mbajë emocionet.

Kliko per me shume info

As syzet nuk ia fshehën dot lotët nga kjo surprizë e papritur: “Më vutë në pozitë shumë të vështirë. Nuk është malli ai që e bën këtë gjë, sepse për të më merr malli edhe kur është 8 orë në shkollë, e pres me padurim”, – tha ai duke u përpjekur të kontrollojë dridhjet e zërit.

“I kam dobësi fëmijët, edhe fëmijët e mi në veçanti. Galës, edhe natën do i jepja biberonin, s’kishte shans mamaja t’i afrohej, ishte një kënaqësi më vete, kam shijuar çdo moment me të. E çoj në shkollë, e marr në mëngjes, e çoj në paino, ajo është shumë e zënë.”, tha ai.

Pak pas kësaj, vjen edhe një video surprizë për Bertin nga vajza 12-vjeçare, e cila e përshëndet nga Belgjika dhe i thotë se i mungon shumë.

I zënë ngushtë dyfish, Berti tha se ishte një surprizë e veçantë: “Është një mrekulli që më bën të jetoj. I lutem Zotit që të më japë sa më shumë vite që të kem kohë të rri me të” – tha ai pas kësaj surprize që do ta mbajë mend gjatë./class

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here