Robert Aliaj: “Sot është dita kur secili nga ne duhet të pyesi veten: Çfarë bëj unë për Shqipërinë?

Kliko per me shume info

Robert Aliaj ka bërë një koment kritik të cilin e ka publikuar në faqen e tij personale në Instagram. Ai ka kritikuar ata që bëjnë patriotin në rrjetet sociale dhe i ka ftuar të gjithë shqiptarët të reflektojnë dhe ti bëjnë vetes një pyetje: Çfarë bëj unë për Shqipërinë?

Ai kujton shqiptarëve mos bëjnë patriotizma, por të mendojnë se çfarë mund të bëjnë ata vetë për të ndihmuar vendin të ecë përpara. Robert Aliaj ka postuar një video të vajzës së tij, e cila në një prononcim për një radio në Bruksel ka folur për korrupsionin në Shqipëri.

Kliko per me shume info

“Sot është dita kur secili nga ne duhet të pyesi veten: Çfarë bëj unë për Shqipërinë? Të pyesni veten se çfarë ne mund të bëjmë së bashku për mendimin e lirë, për një Shqipëri të çliruar nga prangat e gangsterizmit. Stop Patriotizmit instant që është një supersticion i krijuar artificialisht dhe mbahet përmes një rrieti, gënjeshtrash dhe falsiteti, një paragiykim që i vjedh njeriut veterespektin dhe dinjitetin, që amplifikon arrogancën dhe mendjemadhësinë absurde. Stop patriotizmit si mbeturinë e djegshme në shërbim të pishtarit të cilitdo ambicioz me pushtet. Patriotizmi në kontekstin e kohës sonë është një ndjenjë përgjegjësie kombëtare. Jo shfrytëzimit të pasurive natyrore, jo shkatërrimit dhe padijes. Jo patriotizmit instant afatshkurtër. Joo shpërthimeve të ekzaltuara të emocioneve primitive. Po përkushtimit dhe qëndrueshmërisë. Shqipëria pret nga çdo burrë dhe cdo grua shqiptare, të përmbushin misionin e tyre në shërbim të kombit. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”- shkruan Robert Aliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.