"Pranova sygjerimin e doktorit", Rita Ora: I ngriva vezët që në moshën 20-vjeçare

Showbiz

Pak ditë më parë, këngëtarja Bleona Qereti tregoi se kishte vendosur të ruante vezët e saj në ngrirje duke zgjidhur një moment të përshtatshëm për t’u bërë nënë.

Bleona madje tregoi edhe procedurës e ngrirjes së vezëve, mirëpo ky veprim nuk u prit edhe aq mirë nga ndjekësit e saj të cilët e kritikuan, duke thënë se përse diçka kaq personale e bëri publike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo duket se kjo gjë është kthyer "në trend", pasi një tjetër rast i ngjashëm vjen nga Rita Ora.

Në një intervistë për një TV në Britani, Rita Ora ka treguar se kur ishte 20-vjeçe mjeku i saj i familjes i sygjeroi se në këtë moshë vezët e saj janë shumë të shëndetshme dhe do të ishte një ide e mirë që ajo t’i ngrinte, e më pas të vendoste në një moment të caktuar për t’u bërë nënë, e këngëtarja e ka pranuar idenë e tij dhe e ka kryer procedurën që në ato vite.

Rita tani është 26 vjeçe dhe është shprehur se e mendon shpesh krijimin e një familjeje të madhe.

ME TE LEXUARAT