Rita Ora nuk e harron origjinën: Unë jam me refugjatët!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora ka bërë një deklaratë përmes së cilës ka siguruar padyshim, edh enjëherë dashurinë e gjithë mbështetësve të saj shqiptarë.

Rita e cila nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj nga Kosova ka dhënë një intervistë për “Corriere Della Sera”, ku ka ritheksuar se është refugjate.

Kliko per me shume info

Këngëtarja me famë botërore do të drejtojë së shpejti spektaklin e famshëm të “MTV EMA 2017”, dhe është shprehur mjaft entuziaste për këtë rol.

26-vjeçarja është shprehur se kjo mundësi të jepet vetëm një herë në jetë e mbi këtë fakt ndihet e privilegjuar. “MTV EMA 2017” do të zhvillohet në qytetin ku ajo dhe prindërit e saj kanë emigruar vite më parë.

“Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”, është shprehur Rita Ora gjatë intervistës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here