Revoltohet Reme Lala: Në Dibër kemi një kryebashkiak hajdut e qoftexhi

Reme Lala, deputetja e Qarkut të Dibrës, ka ardhur me akuza të rënda për kryetarin e Bashkise se Peshkopise, duke thënë se është në shërbim të bizneseve të veta.

“Bashkia Diber eshte inekzistente, Dibra eshte e paralizuar. Nje ose dy dite ne jave shkon kryetari i bashkise ne bashki nga 20 minuta, dhe athere pasi te kete pire nja 5 dopio raki. Dhe ato pak shkresa qe firmosen qe jane ne interesat e kryetarit e rrethit te ngushte shoqeror te tij, jane te njollosura me yndyre qoftesh dhe te lagura nga rakia, sepse firmosen neper qepabtore.

Kliko per me shume info

Ky kryetar bashkie nuk vleresohet nga askush me ne DIber, se eshte ne sherbim vetem te bizneseve te veta”, tha ajo.

Fjala e plotë e Reme Lala në Kuvend:
I nderuar kryetar i parlamentit, te nderuar kolege deputete.
Se pari me lejoni te betohem para shqiptareve, para dibraneve te mi, te betohem ne zot dhe ideale shpirterore, se do te ndjek gjithnje rrugen e vlerave njerezore. E di qe kemi kryer nje betim te perbashket, po duke e pare se si kane rrjedhur gjerat ne vite, kam kuptuar se shume jane fshehur ne nje betim, qe i shmangen veshtrimit ku zeri nuk artikulohet i plote dhe betimet jane sfumuar gradualisht.
Te nderuar shqiptare, shume fort te nderuar ju dibranet e mi! Ju qe ende ju flakerin dashuria per kete vend, do tju lutesha te me degjoni me shprese, te me shikoni me besim, pasi kjo eshte shtepia e ligjit dhe pushteti juaj!
Te dashur dibranet e mi! Ju qe thyet per here te pare rregullat e tranzicionit politik, ju besetar e trima qe I qendruat besnik instiktit tuaj, ju qe nuk qaset asnje logo pushteti, ju qe nuk rendet pas emrave e personazheve me cikel te deformuar, ju qe i besuat nje vajze te re, vetem se iu premtoi perkushtim per Dibren e iu tha fjale shpirti.
Te nderuar kolege, e di qe nje pjese prej jush kane habi, peshperisni vesh me vesh pasi shume llogari nuk iu perputhen, e di qe dikujt si vjen hic mire qe me mbeshtetjen e dibraneve hyra ne strofullen tuaj pa ardhur nga dinastite apo klanet politike, e di qe nje pjese prej jush e ka te veshtire faktin qe ne karrigen e parlamentit te jete dikush qe nuk futet ne rreshtat tuaj.
Do te kem kohe tju crrenjos bindjet, paragjykimet, do kem kohe tju mesoj se demokracia gjendet te dashuria! Kjo do provoje fuqine time, per tiu kthyer dibraneve deshperimin ne shprese, per tiu kthyer ndjenjen e vjedhur te dinjitetit, dhe deshiren per te jetuar, ku vdekja duket se eshte strehe me e sigurt.
Une flas per here te pare ne kete foltore, qe hapesiren e paska te vogel por peshen te rende, e pergjegjesine imponuese akoma me te madhe. Ne kete foltore kam pare e degjuar ca qe jane cjerre, ca qe jane bere objekt refrenesh popullore. Une iu them atyre Boll! Rrituni, kthjellohuni, pergjegjesohuni, se po bllokoni endrren e te rinjve, po ndryshoni kursin e te mires.
Te riut kudo i thuhet mireserdhe, te pelqen apo jo i shtrihet dora. Ne me konsideroni te vogel nga mosha, kete sdo ta marr ne konsiderate nga askush, pasi pishtaret e demokracise ne moshen time I ndezet.
Eshte e veshtire te ushqesh ideale tolstojane, ne kete epoke ku roli I individit po humbet, gjithmone e me shume perballe kaosit te kohes apo pushteteve burokratike. Sido qe te jete une po ua them troc, se nuk do merrem me arsyetime e shpjegime aspak ndjellese e te turbullta.
Kushdo qe ta degjoje, ta shijoje, ne te kundert serish te degjoje. Desha te ndaloj te detyrimet morale qe kemi per votuesit tane, tiu jap nje koment per voten tone timen e dy miqve te mi z.Aqif Rakipi e Bujar Muca, per voten qe shkoi kunder arrestimit te deputetit Saimir Tahiri, sigurisht duke pare se sa u politizua ceshtja.
Ishte nje karton qe mbartte refuzim per te gjitha gjykimet politike, qe jane bere ne te shkuaren. Ishte nje JO per fuqine e gjykimit politik, nuk ishte ne fokus deputeti koleg, por logjika e saj emocionale. Ishte nje revolte per sistemin e kuq, ku mijera te pafajshem u gjykuan nga arroganca e pushtetit.
Do votojme kunder sa here te behet fjale per gjyqe politike!
Z. Kryeminister, po iu drejtohem juve…Kam ardhur ne kete parlament, jo e emeruar po me votat e dibraneve ku jam vleresuar dhe kam dale si deputete e PDIU-se force e pare ne Diber.
E vleresuar si e tille nuk do te lejoj kurre qe Dibra e dibranet te stivohen vetem ne librat e historise. Nuk do te lejoj qe Dibra e dibranet te stinohen dhe pabarazite ekonomike te shqyejne strukturen e besimit mes dibraneve. Dibra ka nevoje per shume gjera, Dibra eshte rrethi me i prapambetur dhe me i pazhvilluar ne te gjithe Shqiperine. Meqe kohen e kam te limituar, po duke ditur qe koha ime sapo ka filluar per te luftuar e ngritur zerin per Dibren e dibranet, edhe pse ka shume problematika sot do te ndalem ne nje pike. Sot do tju them qe Dibra nuk ka Bashki. Ka nje kryetar bashkie, qe i sherben vetem vetes, familjes se tij bizneseve te tij, dhe nje grup njerezish perreth, po Dibres fare!
Ne shtatorin 2016 ne Diber u zhvilluan zgjedhjet lokale per Bashkine Diber. Dibranet ne pergjithesi, paten vleresim e besim te ju zoti Kryeminister, te z. Damian Gjiknuri e Aqif Rakipi qe udhehoqen fushaten, dhe te nje grup njerezish te rinj e te reja qe iu bashkangjiten kesaj fushate.
Qene te shumte ne numer, dhe u arrit nje rezultat spektakolar, saqe u be xheloze dhe vete Partia Socialiste se te rinj e te reja te ardhur nga parti te tjera a te paarti, njerez te arsimuar duke qene te pashprese te zhgenjyer ne vite me parti te tjera, u futen nen siglen e PDIU-se. Me besimin qe ngjallte z. Gjiknuri, e z.Rakipi me etjen qe kishin dibranet per te ndryshuar Dibren, u arrit ai rezultat spektakolar.
Dibranet u zhgenjyen me kryetarin e Bashkise, te zhgenjyer jane dhe socialistet vete. Une personalisht iu kerkoj falje te gjithe dibraneve, dhe ne emer te gjithe atyre te rinjve e te rejave qe mbeshteten kete kryetar bashkie. Kete duhet ta beje dhe z.Gjiknuri e z.Aqif Rakipi., ama askush prej nesh nuk duhet te mbaje barren e turpit te deshtimit te ketij hajduti qe u be kryetar bashkie.
Bashkia Diber eshte inekzistente, Dibra eshte e paralizuar. Nje ose dy dite ne jave shkon kryetari I bashkise ne bashki nga 20 minuta, dhe atëhere pasi te kete pire nja 5 dopio raki. Dhe ato pak shkresa qe firmosen qe jane ne interesat e kryetarit e rrethit te ngushte shoqeror te tij, jane te njollosura me yndyre qoftesh dhe te lagura nga rakia, sepse firmosen neper qepabtore. Ky kryetar bashkie nuk vleresohet nga askush me ne Diber, se eshte ne sherbim vetem te bizneseve te veta. Une do iu jap fakte z. kryeminister dhe do t’ju lutesha te nderhynit me urgjence.
• Kryetari i bashkise me familjaret e vet kane dy farmaci ne Diber, qe renditen nder te parat ne Shqiperi per vlerat me te medhaja te rimbursimit ne te gjithe Shqiperine, dhe pikerishht kjo ka qene dhe arsyeja qe zoti kryetar nuk ka lejuar te ushtrohet kontrolli nga Fondi I Detyrueshem i Kujdesit Shendetesor. Kryetari thote se I kemi lidhjet ne Tirane, e ne qofte se nuk jane te verteta keto lidhje te urdheroni nje kontroll sot, jo tiu shkoje nje grup per te rregulluar letrat e pastaj te behet kontrolli.
• Kryetari i Bashkise Diber me vellezerit e tij ka kazinone ne mes te qytetit, pa asnje dokumentacion perkates. Ne qofte se nuk ka lidhje ne Tirane sic thote K.B, i bej thirrje Ministrit Xhafaj qe te dergoje tani nje inspektor policie te beje verifikimin ne vend, po ta beje tani, sot jo pasi ta lajmerojne e kazinoja te dale dyqan patatesh.
• Per fatkeqesine e dibraneve, kazinoja, faramacite, vila me lokalin e kryetarit te bashkise, ndodhen ne krah te pedonales, dhe e dini cka ndodhur? Eshte devijuar projekti i pedonales per tu sherbyer bizneseve te kryetarit apo miqve te tij. Aty ku ka pasur shkalle eshte bere rruge, aty ku kishte peme serish rruge, pedonalja eshte kthyer ne nje vend ku dibranet mesojne makinen!
• Ne te gjithe bashkite e vendit, kam pare e degjuar se kryebashkiaket kerkojne terrene per te ndertuar shkolla. Kurse ne Peshkopi me urdher te kryetarit te bashkise, prishet gjimnazi, per te bere zyrat e veta kryetari. Ketu afera eshte shume e ulet dhe me vjen shume turp te them se pse po behet.
• Meqe jemi te gjimazi, z. Kryeminister se e di qe e keni me merak arsimin, iu lutem nderhyni sot qe godina e gjimnazit tu kthehet nxenesve. DIbra ka nevoje per shkolla e jo per zyra.
• Z.kryeminister jam ne dijeni qe po behen konkurse per drejtoret qe do te emerohen ne Diber, ky eshte mashtrim per dibranet sepse drejtoret jane te paracaktuar, po flas per dibren, po deshet ua them qe tani emrat, se udheheqesit politike qe keni ju ne diber I kane emeruar drejtoret paraprakisht, te pakten u kane premtuar.
• E per keto e shume si keto ne Diber ne funksionon asgje.
• Ne Diber eshte vjedhur gjithcka. Po iu tregoj nje rast konkret qe veshtire te besohet por eshte e vertete. Skema eshte e tmerrshme e ketu ka vend te beje hetime dhe prokuroria. Per arsye kursimi asistencat nuk kalojne ne banke por nga posta ku rritet mundesia per te vjedhur. Punonjesit e bashkise dhe te postes firmosin ne emer te invalideve, ne emer te njerezve qe marrin asistencen te cilet kane nje afat 10 ditor per ta terhequr kete asistence. Keta punonjes I sorollasin me qellim qytetaret duke bere te mundur qe te mbaroje ky afat 10 ditor, e keshtu parate shkojne ne xhepat e nje grupi te vogel njerezish. Prokuroria te hetoje ne xhepat e kujt shkojne parate e invalideve, njerezve qe marrin asistencat apo pensionet?
Ne Diber po vidhet gjithcka, po te pakten mos u vidhet dinjiteti dibraneve. Emerimet ne pune mos i bejne bodyguardet e udheheqeseve politike, sekretaret a keshilltaret e tyre. Do tiu lutesha z.Kryeminister t’i leme ne nje ane militantet e partive te kujtdo qofshin ato, e te kerkojme njerezit e afte, punedashes qe te rregullohen institucionet dhe administrata ne diber.
Se ne Diber ka dhe te PS, dhe te PD dhe te LSI dhe te PDIU dhe punonjesit nuk do ti marrim as ne Shkup as ne Prishtine. Nuk i mbledh dot hallet e dibraneve ne 10 minuta po koha ime sapo ka filluar. Une jam 22 vjec dhe nuk kam ndermend te behem pjese e tepsiave dhe e kusive, une dhe dy miqte e mi Aqif Rakipi e Bujar Muca si deputete te PDIU perfaqesojme 75 mije vota shqiptaresh edhe 45 mijë vota personale. Nuk eshte ne karakterin tone te rrime nen sqetullen e askujt, por do te ngreme zerin fort per te perfaqesuar denjesisht ato qe na besuan e vleresuan. Ne jemi ne mbeshtetje te qeverise, duke e patur bindje se do te ndertohen rruge, shkolla e spitale, e keto sdo mend qe nuk I ndertojne shoqatat por qeveria.

 

1 COMMENT

  1. Bravo reme lala un Jam demokrat por fjalimi yt i kalon kufijt si shqiptar qe jam dua vendin tim sikur te gjith deputetet te mendonin si ti atehere ne do ishim tjeter vendin qe do nakishin zili te gjith shpresoj se zeri i nje 22 vjecare te jet nje mesim ne at parlament dhe vend pishtarve te rinj vend njerzve me vizion per vendin ..me respekt R.K

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here