Reshjet sjellin viktimën e parë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 50-vjeçari

Është shënuar viktima e parë nga moti i keq. Ka humbur jetën një elektriçist në Fier, teksa po punonte në kabinën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan. Viktima është Sabri Vrimaga i cili, mësohet se ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me rrymën në kabinën elekrike.

Kliko per me shume info

Elektriçisti është dërguar në spital pa shenja jete.

Njoftimi i policisë:

Në datën 30.11.2017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Fier, shtetasi S.V, rreth 50 vjeç,(elektriçist), banues në fshatin Kurjan, duke punuar në një shtyllë elektrike e ka zënë korenti. Për pasojë shtetasi S.V ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore e proceduriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.