Reshjet e shiut, pezullohet mësimi në Gjirokastër, në rrezik disa lagje në Tepelenë

Ndërsa priten përmbytje nga reshjet që kanë përfshirë të gjithë vendin, në Gjirokastër Prefekti ka pezulluar procesin mësimor.

Prefekti Astrit Aliaj tha se infrastruktura në një situatë të atillë nuk mundëson dot lëvizjen e nxënësve drejt shkollave. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave ku u percaktuan dhe detyrat për një situate alarmante.

Kliko per me shume info

Rreziku më i madh, sipas pjestarëve të Shtabit të Emergjencave, janë lagjet e poshtme të Tepelenës, nëse lumi del nga shtrati. Gjithashtu Memaliaj është i rrezikuar, fushat e Qesaratit, Krasit e Kalivaçit.

Momentalisht situata duket e qetë vetëm me pak rrëshkitje të dherave në Çarçovë dhe në Frashër./abcneës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here