Reshjet e breshërit mbulojnë rrugët në Llogara, Policia: Udhëtarët të kenë kujdes!

Reshjet e shiut dhe breshëri kanë mbuluar paraditen e sotme rrugët në Llogara duke krijuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore njofton se në aksin rrugor të Llogarasë qarkullimi i mjeteve funksionon me vështirësi pasi ka një prezencë të madhe rreshjesh prej kushteve jo të mira atmosferike.
Konkretisht, në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, prej rreshjeve të dendura të breshërit është krijuar një shtrese e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në akset më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.

Kliko per me shume info

Janë njoftuar edhe shërbimet e kompanisë së mirmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtij aksi.

Njoftohen të gjithë udhëtarët të cilët kanë intinerarë të kalojnë në aksin rrugor të Llogarasë të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.