Një situatë e rëndë si pasojë e reshjeve intesive të shiut ka ndodhur në Fushë-Krujë.
Mësohet se ka dalë nga shtrati lumi Zezë duke përmbytur 3 lagje.
Mësohet se disa banesa janë nën ujë në këto momente dhe situata duket tepër e rënduar.
Niveli i ujit në lagjet që janë përmbytur mësohet se është rreth 80 cm. Gjendja e banorëve ende nuk dihet.