Rëndohet bilanci, 15 viktima, 17 të lënduar e disa të zhdukur Greqi

Rëndohet më shumë bilanci tragjik i viktimave si pasojë e përmbytjeve masive në Greqi. Aktualisht numërohen 15 të vdekur, 17 të lënduar e disa të zhdukur.

Pjesa më e madhe e viktimave janë persona të moshës së tretë, të cilët fatkeqësisht nuk mundën të largoheshin nga banesat e tyre, duke humbur jetën. Niveli i lartë i ujërave të përmbytjeve detyroi banorët të braktisnin katet e para. Shumë prej tyre u ngjitën në tarracat e ndërtesave, për të kërkuar ndihmë.

Kliko per me shume info

Qytezat më të dëmtuara janë ato të Nea Peramos dhe Megara-s, në perëndim të kryeqytetit Athinë. Reshjet e dendura i shndërruan autostradat brenda pak minutash në lumenj të furishëm, që morën përpara vetura furgonë, e madje edhe kamionë të tonazhit të rëndë.

Është një katastrofë natyrore, gjithçka është zhdukur, tha kryebashkiaku i qytezës së Mandra-s për mediat greke. Në disa lagje të rajonit historik të Atikës, ujërat e vrullshëm që sollën me vete llum e baltë arritën një nivel prej më shumë se 1.5 metrash.

Autoritetet greke angazhuan qindra forca e mjete të ekipeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë. Kryeministri grek Aleksis Cipras shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe mori menjëherë drejtimin e shtabeve të emergjencës për kontrollin nga afër të situatës.tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here