Renditja e re e FIFA-s, ngjitet Shqipëria, ja ekipet që lë pas

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të ekipeve kombëtare.

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Kristian Panuçi është rritur me 9 vende, duke u pozicionuar në vendin e 62-të.

Kliko per me shume info

Në këtë renditje, Shqipëria ka lënë pas dy ekipe pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Rusi 2018”, Arabinë Saudite e cila renditet e 63-ta dhe Rusinë, e cila renditet e 65-ta.

Lajm i mirë vjen edhe nga Kombëtarja e Kosovës, e cila është rritur me 9 vende pas fitores ndaj Letonisë në miqësore duke mbajtur tashmë pozicionin e 174-t.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here