Refuzon të bashkëpunojë me drejtësinë, financieri i Habilajve kërkon të gjykohet në Itali

Kliko per me shume info

Nezar Seiti , i dyshuar si pjesë e bandës së Moisi Habilajt nuk ka pranuar të bashkëpunojë më drejtësinë shqiptare, ndërsa ka kërkuar nëpërmjet avokatit të tij që të gjykohet në Itali.

Seiti u kap në Vlorë gjatë operacionit ku u sekuestruan 4 ton drogë në Babicë.

Kliko per me shume info

Momentalisht ndodhet në masë arresti me burg me 20 ditë, vendim i dhënë nga Gjykata për Krime të Rënda. Por ndërkohë, për bashkëpunëtorin e Habiljave, emri i të cilit përmendet në dosjen e përgjimeve të prokurorisë së Katanjës, ende nuk ka mbërritur një kërkesë ekstradimi nga Italia.

Masa e burgut me 20 ditë është vënë për qëllim të drejtësisë shqiptare, ku ai u arrestua para disa ditësh, një masë e lehtë kjo e dhënë për mungesë provash nga ana e organit të akuzës.
Nëse dosja nuk vjen bashkë me kërkesën për ekstradim brenda 20 ditësh, Seiti do të lirohet.
Seiti u kap në Vlorë gjatë operacionit ku u sekuestruan 4 ton drogë në fshatin Babicë, në një vilë të konsideruar si bazë e Habilajve për strehimin e lëndës narkotike.
“Nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”..e kam telefononin në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më ato të degës së brendshme , se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme,…kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit ”, thuhet në një nga bisedat e përgjuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.