Real Madrid ofron 30 mln euro për Sanchez

Sport

Kampionët e Evropës duan ta përforcojnë sulmin në janar.

Real Madridi është i gatshëm për të ofruar një çmim të përgjysmuar për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez në afatin kalimtar të janarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas asaj që shkruan Don Balon, “Los Blancos”, duan ta shfrytëzojnë situatën e ndërlikuar të kilianit në Arsenal.

Sanchez ka kontratë me “Topçinjtë” deri në verën e vitit 2018 dhe ai nuk ka pranuar vazhdimin e saj, prandaj mund të ndodhë që Arsenali për mos ta lënë të largohet si lojtar i lirë gjatë verës, ta shesë me një çmim shumë më të ulët sesa që është vlera e tij në treg.

Reali ka probleme të shumta në fazën e sulmit këtë sezon dhe ardhja e Sanchez mund të ndryshonte këtë repart.

ME TE LEXUARAT