Reagon Spartak Ngjela: Hetimet e FBl do sjellin ndryshime të mëdha në vend

Avokati Spartak Ngjela, përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar ndaj ngjarjeve të ditëve të fundit, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arreste për disa ish-zyrtarë të lartë të policisë. Ai shkruan se këto zhvillime në Shqipëri, tregojnë shenjat, që sipas tij, “politika amerikane i ka vendosur në një lidhje logjikë të arsyetuar”.

Dhe këtu ai lidh çështjen Tahiri, çështjen e kanabisit, largimin e Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm, si dhe hetimet në radhët e policisë.

Kliko per me shume info

Ngjela shkruar se pas hetimit të FBI në Shqipëri, “do vijë në përfundimin se qeveria Rama nuk mund të ketë legjitimitet për të drejtuar vendin”.

Satusi i Spartak Ngjelës:

Shenjat janë që politika amerikane i ka vendosur në një lidhje logjikë të arsyetuar: çështjen Tahiri; çështjen e fenomenit kanabis në Shqipëri; pushimin nga puna në administratën shtetërore dhe emërimet e reja aty në prag të zgjedhjeve politikë të këtij viti; si dhe implikimin e zyrtarëve të lartë në pushtetin vendor, në qytetet e mëdhenj të vendit, me bandat kriminale.

E gjithë kjo tablo sigurisht që shumë shpejt, pas hetimit radikal që po ushtrohet nga FBI në Tiranë, do vijë në përfundimin se qeveria Rama nuk mund të ketë legjitimitet për të drejtuar vendin. Por edhe me mendimin e politikës së lartë ndërkombëtarë që, nëpërmjet autoritetit atlantik Shqipëria të drejtohet nga një qeveri besimi antikorrupsion.

Nëse ky proces do drejtohet nga politika USA dhe BE, Askush nuk mund të kundërshtojë më në Shqipëri, se do ketë mbështetjen e madhe të të gjithë shqiptarëve, që më këtë rast do të pushtohen nga një optimizëm real dhe i vërtetë.

Duhet të presim rezultatet e hetimit të FBI – së që do të vinë shpejt …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here