Reagon Kryebashkiaku i Mallakastrës: Kam blerë një makinë të vjedhur, rashë viktimë!

Kliko per me shume info

Kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka sqaruar në lidhje për “Tonight Ilva Tare” të vërtetën e dënimit në Itali më shumë se 20 vite më parë, duke theksuar gjithashtu se deklarimin për rastin e ka bërë në KQZ që kurse hyri në fuqi ligji i dekriminalizimit dhe se PS kujtohet tani. Kapllanaj ka folur per here te pare, pasi kryeministri Edi Rama paralajmeroi shkarkimin e tij, pasi sipas PS rezultn i denuar me 2 vjet burg ne Itali, per vjedhje.

Kapllanaj: Në vitin 1995, si çdo shqiptar tjetër kam blerë një makinë. Kam rënë viktimë e një mashtruesi. Gjatë udhëtimit me këtë makinë, më ka ndaluar policia rrugore, e cila ka konstatuar se kjo makinë ka qenë e vjedhur. Më kanë shoqëruar në komisariatin e policisë rrugore ku më kanë mbajtur disa orë dhe më kanë sekuestruar makinën dhe më kanë lënë të lirë. Nga korriku 1995 deri në 2015 unë s’kam ditur gjë si ka vijuar procesi. Kam hyrë dhe dalë normalisht në Itali pa asnjë lloj problemi.

Kliko per me shume info

Unë ju kam kërkuar nëse më është ndaluar ndonjëherë hyrja dhe përgjigja ka qenë negative. Kaq është historia ime, është e thjeshtë. Kam blerë një makinë që më pas ka rezultuar e vjedhur. Në vitin 2003, më është bërë gjyqi dhe në 2004-n jam dënuar me dy vite burg dhe po në të njëjtën ditë është pezulluar vendim me dënim me kusht. Pra nëse do të bëja një vepër tjetër, do të dënohesha. Gjatë gjithë viteve që unë kam qenë në Itali, edhe pas asaj çfarë më ka ndodhur, unë kam vazhduar të jetoj. Unë nuk kam ndenjur asnjë natë në burg. Atë që kam pasur e kam deklaruar. Aty e ka pasur Partia Socialiste, aty e ka pasur Taulant Balla. Edhe prokuroria pasi ka bërë shqyrtimin në bazë të kërkesës që i ka bërë KQZ-ja ka dalë në përfundimin se personi nuk është në kushtet e ndalimit të mandatit të tij.

Tare: Këtë ua thonë avokatët tuaj?

Kapllanaj: Këtë e ka thënë Prokuroria. Prokuroria nuk ka kërkuar heqjen e mandatit tim. Unë nuk i jam fshehur asnjëherë drejtësisë. Organet e drejtësisë le ta verifikojnë, le ta marrin në shqyrtim dhe të vendosin. Unë besoj tek demokracia, besoj tek organet ligjzbatuese.

Tare: A i druheni faktit se Gjykata Kushtetuese do të ndërpresë mandatin tuaj?

Kapallanaj: Unë nuk paragjykoj asnjë organ të drejtësisë. Nuk jam në atë lloj prerje që të merrem dhe të paragjykoj Gjykatat Kushtetuese. Këto janë gjëra që i bën Taulant Balla me shokë. Në qoftë se nuk i shkon këtyre për shtat, cdo lloj organ i drejtësisë duhet shkarkuar, duhet përdorur Vettingu. Pra duhet bërë cdo gjë e mundur për ta përbaltur këtë. Nëse u shkon këtyre aty ku duhet atëherë gjykata është e mirë, prokuroria është e mirë. Unë e neveris këtë sjellje të kujtdo force politike sepse unë besoj në organet e drejtësisë dhe në këtë rast. Ashtu sic pata besim te KQZ-ja që sipas meje dhe juristëve mori vendimin e drejtë. Edhe gjykata kushtetuese do marrë atë vendim që është i bazuar në ligj.

Kliko per me shume info
SHARE

3 COMMENTS

  1. ha ha ha …po ligji si thote?…ne se bie viktime duke blere nje makine te vjedhur , zgjidhesh kryetar Bashkie?….
    Dhe hajde degjoe Bashen dhe kastravecat e tjere te PD se jane autoret e ligjit te dekriminalizimit por te paster si “Zifti”…. ha ha ha Bir Selman i nenes , ke te qaje me pare…:P

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here