Reagimi për 800 mijë eurot, Balla sulmon Bashën: Je polic, gazetar apo prokuror?

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka zgjedhur të reagoje për 800 mije eurot e gjetura në makinën e biznesmenit 25 vjecar, duke sulmuar Kryedemokratin Lulzim Basha, i cili ishte edhe denincuesi i rastit.
Ai thotë se Basha sillet si polic, prokuror e gazetar sepse nuk bën dot detyrën e kryetarit të PD-së. Më pas Balla e pyet Bashën pse nuk flet për akuzat nga kreu i bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj, i dënuar për vjedhje.
Elisabeta Dosku
“Është shumë e qartë për të gjithë pse Lulzim Basha po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar. Sepse Lulzim Basha nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Kryebashkiaku i Lulzim Bashës Agron Kapllanaj, është dënuar me 2 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, por Kryetari Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë. Kryetari i Partisë së Agron Kapllanajt flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për “vjedhje”, të cilin Basha e mbrojti duke shkelur Ligjin në KQZ”, deklaron Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.