Urdhri i Trump për të mbyllur Lotarinë Amerikane, a ndikon në aplikimet e këtij viti?!

Pak ditë më parë, u fol se presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do t’i japë fund pogramit të Lotarisë Amerikane në të gjithë botën. Sigurisht kjo ndikon dhe në vendin tonë, pasi shqiptarët të cilët aplikojnë për jetesë në SHBA-ës, janë të shumtë.

Menjëherë pasi u mësua një lajm i tillë, dilema e të gjithëve ishte se çdo të bëhet me aplikimet e këtij viti. Nuk dihet nëse Kongresi do ta miratojë kërkesën e presidentit për ndërprerjen e lotarisë, por edhe nëse miratohet nuk dihet se kur ky ligj do të hyjë në fuqi.

Kliko per me shume info

Sipas Panoramës, për këtë arsye s’ka asnjë informacion që tregon nëse ky vendim do të ndikojë ose jo në aplikimet e këtij viti. Presidenti nuk mund ta bëjë këtë me urdhër ekzekutiv, pasi kjo është një çështje që do të diskutohet dhe do të zgjidhet nga Kongresi.

Këtë vit, afati për të aplikuar për Lotarinë Amerikanë është deri më 22 nëntor dhe numri i shqiptarëve aplikantë është mbi 200 mijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here