Raporti/ Policia e Shtetit: Në 10 muaj janë goditur 41 raste të veprave penale në Qafë Thanë, 53 të proceduar

Gjatë një aksioni 10 mujor, Policia e Shtetit ka goditur një sërë paligjshmërish, duke filluar nga trafikimi i lëndëve narkotike, qenieve njerëzore, krimi ndërkufitar, kapja e personave në kërkim, ku gjithsej janë goditur 41 raste të veprave penale në Pikën Kufitare të Qafë Thanës.

Njoftimi i policisë:

Kliko per me shume info

Stacioni i Policisë Kufitare, Qafë Thanë. Gjatë këtyre 10 muajve efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, kanë qenë të angazhuar në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, kryesisht:

LEXO EDHE:  Mjeku francez: Ja përse Enveri nuk i hapte kufijtë e Shqipërisë? Ma tregoi vetë ‘sekretin’

• Trafikimit të lëndëve narkotike, qenieve njerëzore, mjeteve motorike.

• Në parandalimin evidentimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

• Për një shërbim sa më cilësor për qytetarët, përballimin e fluksit, kapjen e personave në kërkim etj.

• Si dhe në forcimin e marrëdhënieve mes Policisë Kufitare Shqiptare dhe asaj Maqedonase.

Gjatë periudhës Janar – Tetor 2017 totali i hyrje daljeve të shtetasve është 1 317 186 dhe 49 449 mjete. Gjatë këtij 10-mujori janë evidentuar dhe goditur 41 raste të veprave penale, me 53 shtetas të proceduar, konkretisht:

LEXO EDHE:  Zjarri në zonën industriale, flet Erion Veliaj

• Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë – 7 shtetas.

• Falsikim i vulave, stampave ose formularëve – 8 shtetas

• Kondrabandë me mallrat e tjerë – 1 rast me 3 shtetas të proceduar

• Kanosje për shkak të detyrës‘‘ – 1 shtetas

• Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” – 23 raste, me 32 shtetas të proceduar.

Në drejtim të parandalimit të kalimit të paligjshmëm të kufirit, janë evidentuar 20 raste. Gjatë kësaj periudhe nga Policia Kufitare e Qafë Thanës janë kapur 15 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të drejtorive në qarqe.

LEXO EDHE:  Gruaja gjen të shoqin të varur me litar, më pas policia zbulon se...

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 18 patrullime të përbashkëta me Policinë Maqedonase në kufirin e gjelbër. Edhe në periudhën në vazhdim, Policia Kufitare do të vijojë punën intensivisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe rritjen në maksimum të cilësisë së shërbimit për qytetarët

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here