Raporti/ 435 sirianë humbën jetën në masakra muajin e kaluar

Bota

435 persona kanë humbur jetën në 39 masakra të kryera gjatë muajit të kaluar në Siri, sipas Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR).

Në raport thuhet se në periudhën janar-tetor të këtij viti, janë kryer të paktën 325 masakra nga regjimi, Rusia, DEASH-i dhe koalicioni ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DEASH.

Në raportin e SNHR-së njoftohet se gjatë muajit tetor, në të paktën 39 masakra të kryera nga palët, kanë humbur jetën 435 persona ku 145 prej tyre janë fëmijë ndërsa 85 gra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raportit, Rusia e cila është në vendin e parë me 16 masakra gjatë muajit të kaluar, ka vrarë 186 civilë në qytetin Dejrizor, prej tyre 65 fëmijë dhe 35 gra.

Në vendin e dytë është regjimi sirian, i cili në 11 masakra të kryera në Dejrizor, Idlib, Hama dhe zonat rurale të Damaskut, ka shkaktuar vdekjen e 93 personave, prej tyre 28 fëmijë dhe 20 gra.

Në raport thuhet se koalicioni kundër DEASH-it, nën kryesimin e SHBA-ve, gjatë muajit të kaluar ka kryer 9 masakra në qytetin Rakka, ku kanë humbur jetën të paktën 104 civilë, 37 prej tyre fëmijë dhe 25 gra.

Në raportin në fjalë thuhet se në dy masakrat e DEASH-it në Dejrizor dhe Haseke kanë humbur jetën 35 civilë, prej tyre 15 fëmijë dhe 5 gra. Në raport po ashtu thuhet se 17 persona kanë humbur jetën në një masakër në Damask të kryer nga persona ende të paidentifikuarRrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se 435 persona kanë humbur jetën në 39 masakra të kryera gjatë muajit të kaluar në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

ME TE LEXUARAT