“Lëre këtë popull t’i dalë shpirti vetë”, Rama ia kthen komentuesit: I shkreti ti sa i zgjuar je!

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme postoi një foto me mbishkrimin “Natën e Mirë”, kur tashmë e ka bërë rutinë të përnatshme të paraqesë një foto të titulluar “Fakt jo kazan”.

Në këtë foto ai paraqet dy shprehje, një në të cilën flasin ata që sipas tij janë “kazani” dhe në tjetrën “fakti”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo foto u shoqërua me komente të shumta nga qytetarët, disa prej të cilëve kreu i qeverisë nuk ngurroi t’i kthejë përgjigje.

Njëri prej tyre i revoltuar i thotë kryeministrit “se kuptoj pse nuk e leni këtë popull, t’i dalë shpirti vetë”.

Komentuesi: Lum si ti qe nuk te eshte bere per shkolle akoma, nuk ke keshtu problemesh.Aty ku deshironit te ishit, jeni.Se kuptoj pse nuk e leni kete popull ti dali shpirti vete? ti dali shpirti nga ushqimi i pakontrolluar qe hane , nga ilacet e skaduara, nga mjeksia qe i sheron. Lerini ti dali shpirti vete pse duhet tja merrni?Provojeni nji here si formule, mbase do ndiheni me te paster. Eshte me njerezore z. Edi Rama

Rama: I shkreti ti sa i zgjuar je qe nje budalla si une s’te kupton dot

ME TE LEXUARAT