Rama “u shtrin dorën” liderave europianë: Më ndihmoni të luftoj me baronët e drogës

“Shqipëria ka bërë shumë por liderët e rajonit duhet të veprojnë gjithashtu”, thotë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një opinion në prestigjiozen “Finantial Times”, teksa flet për luftën kundër krimit të organizuar dhe baronëve të drogës.

Kryeministri thotë edhe se u ka dërguar një letër liderëve të BE-së, të cilëve u ka kërkuar mbështetje në luftën kundër bandave të drogës.

Kliko per me shume info

“Të premten unë u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës. ‘Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj gjithashtu, duke përfituar nga drogat e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme’, thuhet në letrën time.

LEXO EDHE:  "Nuk ka bir k....", "Saimir Tahiri kërcënoi për herë të dytë publikisht Edi Ramën"

‘Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën në këmbim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë.’ Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne dhe një betejë që duhet të fitohet”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:  Dash Shehi: Rama ka vetëm një armik

Kryeministri thotë se është i vetëdijshëm që “disa njerëz, nëse u përmend Shqipërinë, mendojnë për krimin dhe drogën” dhe se për të ndryshuar këtë imazh “thellësisht të padrejtë” do të duhet kohë dhe mbi të gjitha veprim.

Por, ai thotë se puna e bashkëpunimit të Shqipërisë me Guardia di Finanzan po sjell frute. “Një vit më parë, fluturimet e tyre (italianëve) identifikuan 2 086 plantacione anekënd Shqipërisë, Këtë vit, megjithë fluturimet e zgjatura dhe mbikëqyrjen e zgjeruar, janë identifikuar vetëm 88”./tvklan

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here