“Mos vish tutat e Noizy, na turpërove”, Rama lë me 'gisht në gojë' komentuesin që e kritikoi për veshjen

Aktualitet

Ka shkaktuar prapë debat veshja e kryeministrit Edi Rama, i cili dje gjate vizites per investimin ne ujesjellesin e Fierit u shfaq i veshur me xhakete, këpucë serioze dhe me pantallona, si çitjane.

Komentuesit nuk kane pertuar te komentojne, madje ka nga ata qe i luten te mos dale me i veshur ashtu qe t’i turperoje. Rama ka zgjedhur t’u ktheje pergjigje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Replika:

Kejvi.B: O zoti kryeminister ku të shkoi mendja të veshësh tutat e Noizyt me këpucë serioze na turpërove.

Rama: Hahahah o i shkreti unë që të turpërova ty, po pse mor cun u turpërove ti? Mos u turpërp hic fare, veshja është ceshtje personale nuk ka ligj që e ndalon njeriun të bishet sic i vjen për mbarë, as ligj që të detyron ty të jesh krenar apo i turpëruar nga veshja e dikujt tjeter. Kështu ka qenë dukur kur ti skishte lindur ndoshta, po ajo kohë ka vdekur shyqyr Zotit dhe jemi të lirë të vishemi si të duam, ti me tatuazhe, unë me pantallona që duken si tuta, që i vesh si pantallona.

ME TE LEXUARAT