Rama: Do të ngrihet një Task Force Speciale kundër krimit të organizuar

Kryeministri Edi Rama në daljen e tij në “Komunikimin Javor” nëpërmjet një video mesazhi foli për luftën kundër kanabisit dhe suksesin që ka arritur qeveria e tij në 4 vitet e fundit.

“40 orë më parë e gjithë Shqipëria dhe partnerët tanë u njohën me luftën kanabisit“. Rama iu referua vizitës së ditës së premte të ministrit të Brendshëm italiane, Marco Minniti.

Kliko per me shume info

“Shqipëria e sotme nuk ka lidhje aspak me Shqipërinë e 4 viteve më parë. Të vërtetën nuk e përmbysin dot askush në 4 vitet e fundit”, tha Rama.

Rama tha se do të ngihet një Task Force Speciale, e cila do të marrë përsipër operacionin më afatgjatë në luftën kundër krimit të organizuar, një pjesë do të jetë forca e ligjit dhe nuk do të ndahet me askënd në operacionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sot sipas, Ramës vendi ka numër të ulët të vrasjeve.

Gjithashtu kreu i qeverisë tha se është turp për të gjithë ata punonjës policie që bashkëpunojnë më kultivuesit e kanabisit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here