Rama sulmon sërish mediat: Jeni të pabesueshëm!

Në fjalën që mbajti para gazetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Edi Rama nuk doli fodull dhe arrogant. Përkundrazi, u ankua për media me pasuri të tejskajshme, që e përdorin fjalën e lirë për gjueti, në funksion të pasurisë që gjenerojnë. E bëri të qartë se fliste për Shqipërinë, kur foli për korrupsion dhe pasuri të paligjshme të medias, por pa kaluar në raste konkrete.
“Është e pamohueshme që sot ne kemi një problem të rëndësishmë që është pjesë e një procesi tërësor transformimi, të cilin nuk e sjellin thjesht ligjet por e sjell transformim në mendësi që është pjesë e afrimit të familjes europiane si mendësi që ka të bëjë, në rastin tonë me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes dhe me përdorimin e licensës për të ushtruar aktivitet në këtë fushë kaq jetike dhe kaq delikate si licensë për gjueti, për gjueti për qëllime që nuk thuhen, por që janë shtysa kryesore ne funksion të ushtrimit të të drejtës, së kësaj license. Nga ana tjetër, Indro Montaneli, ati themelues i gazetarisë italiane thoshte me të drejtë: “Kurrë nuk i besohet një gazetari të pasur” dhe është e pamohueshme që sot, unë po flas për Shqipërinë, në media gjenerohet një pasuri e tejskajshme. Dhe nëse flasim për korrupsion dhe përfitime të paligjshme, nëse flasim për rritje disproporcionale të të ardhurave të personave, kjo thuhet në media, se s’ka ku thuhet tjetër, por nuk e përjashton median. Dhe në një shoqëri ku fjala, siç është Shqipëria, ku fjala ka qenë e burgosur shtatë pashë nën dhe, sot është dita të flasim për t’i dhënë kësaj fjale sensin e lirisë, që i ka kthyer mediat në Shqipëri në institucione të pabesueshme për publikun” u shpreh Rama.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here