Rama sulmon mediat: Mos prekni dinjitetin njerëzor

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionerin Hahn, në Ditën e Medias, kryeministri Rama tha se liria e mediave në vendin tonë është shtuar pasi është harmonizuar legjislacioni.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë foli edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ato, ndërsa theksoi se një gjë e tillë mund të ndodhte edhe me takimin e sotëm ku ai merrte pjesë.

“Sot është fakt se ‘Fredoom house’, reporterët pa kujfijë, BE, në raportet e tyre për mediat, dalin në konkluzion se mediat në vendin tonë janë pjesërisht të lira. Progres-raporti i lë vend përmirësimit të mediave në vend, harmonizimin e legjislacionit, rritjen e transparencës dhe forcimit të pavarësisë së RTSH. AMA dhe RTSH kanë qenë shpesh herë pjesë e kritikave. Është parashikuar ligji për mediat audiovizuale dhe garancinë ligjore lidhur me distancën e forcave politike dhe interesave ekonomike në media. Sot kjo nisëm shkon në këtë drejtim si një tjetër produkt i mirëseardhur i procesit të Berlinit, në një vijë të qartë ndarjeje në konfliktet në Ballkan.

Kliko per me shume info

Ndër të tjera Rama tha se “Liria e shprehjes është një e drejtë themelore dhe është arma më e fortë që kemi në dorë për të luftuar padrejtësitë, përfshi edhe korrupsionin dhe shfaqjet e tjera negative. Por, si një armë për të mbrojtur lirinë, vlerat dhe parimet e demokracisë, e përsëris, duam të bëhemi pjesë e BE me të drejta të plotë, nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë dhe të drejtat e parimet me të cilat është ndërtuar mekanizmi i funksionimit të saj.”

Kryeministri Rama ka hedhur akuza ndaj medias, duke u shprehur se sipas tij shkelin dinjtetin njërëzor nga mëngjesi në darkë.

“Një prej çështjeve më të famshme që ka gjykuar gjykata e të drejtave të njeriut të një reviste për një deputet që ishte larguar nga vendi me gruan ‘Boni dhe Klajdi’. Dy kriminelët për të cilët janë bërë dhe filma, dëmtoi dinjitetin njerëzor të tij dhe bashkëshortes. Për fat të keq shkelje të kësaj natyre dhe cënim të dinjitetit të njerëzve në Shqipëri, zhvillohen nga mëngjes deri në darkë. Edhe tani që po flasim bashkë është duke ndodhur një shkelje e kësaj natyre”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.