Rama sfidon Bashën: Nëse janë 400 milionë euro unë jap dorëheqjen. Ti e jep dorëheqjen Lulzim?

Kliko per me shume info

Debatet mes Ramës dhe Bashës në kuvend kane vijuar me batuta dhe deri ne ofendime.

Nder te tjera, kryeministri ka folur mbi akuzat e opozitës lidhur me çështjen e incenerarorit të mbetjeve duke mohuar që për këtë çështje të jenë 400 milionë euro.

Kliko per me shume info

“Nëse janë 400 milionë euro për impinatet e trajtimit të mbetjeve, unë jam jap dorëheqjen. Ti e jep dorëheqjen Lulzim?” – u shpreh Rama duke iu drejtuar Bashës.

Kryeministri u shpreh ndër të tjera me ironi, se ai është nxënës i Konicës dhe Nolit, ndërsa Basha në shkollën e tyre është ngelës.

“ Tani, ju keni dy rrugë Lulzim. Ose kthe dhimbjen në forcë dhe drejtohu për ndihmë Faikut dhe priftit të madh (Nolit) , ose vazhdo me gjuhën e rrugës. Me horr, me klloun, me kriminel, që janë pjesë e një fjalori që në atë shkollë quhet fjalor ngelësash në oratori, je ngelës me standardet e shkollës që bëj unë. Unë përpiqem. Nuk jam si ata, por mësoj nga ata dhe mësoj çdo ditë dhe është një mësim që e vë në jetë, sepse ju jeni njësoj siç ishin kundërshtarët e tyre në atë kohë, që siç i quanti imzoti i madh janë gdhë, gdhë, gdhë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.