Rama: Rruga e Arbrit vetëm fillimi, kemi program masiv transformimi për rrugët shqiptare

Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se tashmë eshte vetëm një hap larg nisjes së Rrugës së Arbrit, e cila është vetëm fillimi i një projekti masiv për transformimin e rrugëve shqiptare dhe kthimin e tyre në rrugë me standarde evropiane.

“Kemi një program masiv investimesh që ka nisur me rrugën e Arbrit, por do të vazhdojë për t’i kthyer rrugët shqiptare në rrugë evropiane, me siguri e lëvizshmëri të garantuar, me standarde të certifikuara dhe me hijeshi ditën e ndriçim si duhet natën.

Kliko per me shume info

Merreni me mend, 27 vite dhe natën ndriçohet vetëm aksi Rinas-Tiranë, sa shumë kemi ende për të bërë”, tha Kryeminsitri Rama në komunikimin javor me ndjekësit në rrjetet sociale.

Kryeminsitri, nga Dibra ku ka zhvilluar mbledhjen e qeverisë dy ditët e fundit, tha se “do të financojmë edhe një program masiv ndërhyrjesh për ta çuar rilindjen urbane përtej qendrave të qyteteve që janë pothuajse tërësisht të rikonstruktura.”

ERTV Live😊: KOMUNIKIMI I JAVËS

Posted by Edi Rama on Sonntag, 12. November 2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here