Rama publikon raportin e kanabisit: Kam një kërkesë për qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka postuar mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale një raport analitik mbi kanabisin në Shqipëri.

Sipas këtij raporti, që mban logon e Ministrisë së Brendshme, ccështja e kanabisit ka nisur që pas vitit 1990.

Kliko per me shume info

Rama ka publikuar raportin në një kohë kur opozita po denoncon lidhjet e qeverisë së tij me grupe kriminale, të përfshira në trafikun e drogës, ndërsa prokuroria po heton ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.

LEXO EDHE:  Gjendja e mjerushme e shkollës së Tiranës, shihni me çfarë përballen nxënësit

Në një situatë të tillë, duket se kryeministri po tenton të kalojë problemin e madh që doli mbi sipërfaqe pas publikimit të përgjimeve të kryera nga anti-mafia italiane, duke publikuar raporte të dyshimta, të cilat nuk është aspak ccudi që të rrëzohen ditë më pas, ashtu sikundër ka ndodhur edhe me deklarimet e tij në Kuvend, sa herë që opozita denonconte trafikun e drogës dhe kultivimin e kanabisit. Kryeministri në mandatin e parë të qeverisjes deklaronte se jo të gjithë janë njësoj, duke pasur si synim diferencën mes tij dhe politikanëve të tjerë.

LEXO EDHE:  Solidarizmi me kuksianët, me dhjetra drejt Shkodrës nga Kukësi, por jo vetëm….

Por duket se në situatën ku ndodhet po tenton ai vetë të pohojë se të gjithë janë njësoj. Ndoshta me raportin e publikuar, kryeministri na tregon se kanabisi është një fenomen që ka nisur 27 vite më parë, ndonëse kurrë më parë në këto përmasa që arritën gjatë qeverisjes së tij.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here