Rama prezanton projektin për rrugët dhe paralajmëron: Ndëshkim për supervizorët mashtrues

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme foli për programin “1 miliard për rindërtim” ku theksoi se qeveria në këtë 4-vjeçar do të bëjë të mundur transformimin e akseve për t’u certifikuar sipas standardeve europiane, për të garantuar lëvizshmërinë e sigrutë.

Kliko per me shume info

“Ne jemi një vend ku nuk është financuar pak për infrastrukturën kombëtare, dhe nëse do vendosim në balancë paratë e derdhura me rezultatin ndër vite, ka hendek të madh. Planifikimi kombëtar dhe projektet kanë qenë në të mangëta. Dhe në fund produkti është i mangët. Sot nuk kemi asnjë rrugë kombëtare të certifikuar sipas standardeve europiane. Në këtë 4-vjeçar do bëjmë të mundur këtë transformim, që akset tona të garantojnë lëvizshmëri e që nuk kërcënojnë jetën e askujt.

Si do bëhet kjo? Kemi një buxhet për vitin e ardhshëm, 42% më i lartë për financimin e infrastrukturës, do të jetë i mjaftueshëm nëse projektet janë të duhurat. Në 4 hapa gjatë 4 viteve do t’ja dalim. Infrastruktura nuk është vetëm kaq, por është rilindja urbane që do vazhdojë në të gjithë vendin, me fokus zhvillimin e turizmit dhe agro-turizmit. Do garantojmë çlirimin e një ngërçi disa vjeçar për shkak të një gare, kontrate me mangësi, në dy bypass-et kyçe të Fierit e Vlorës, të cilat më në fund janë vënë në rrugën e zgjidhjes, dhe do vijojë puna vitin e ardhshëm. Jeni njohur me projektin e rrugës së Arbrit, pritet finalizimi i kontratës, dhe nisja e punës,” tha Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëroi ndëshkim për të gjithë ata supervizorë që mashtrojnë për të përfituar nga buxheti i shtetit.

“Tolerancë 0 ndaj supervizorëve që do mashtrojnë për të përfituar nga buxheti i shtetit. S’ka zyrtar ARRSH të hapë buxhet me firmën e tij duke i hapur borxhe qeverisë e më pas popullit, duke bërë sikur s’kupton. Ne besojmë se i kemi të gjitha potencialet për këtë financim masiv, duke krijuar vende pune, duke stimuluar ekonominë e në fund të 4-vjeçarit të kemi vepra të përfunduara,” u shpreh kreu i qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here