Rama pret komisionerin Hahn: Shqiperia meriton të hapë negociatat me BE

Kliko per me shume info

Kryeministi Edi Rama ka pritur sot komisionerin e Zgjerimit të BE Johannes Hahn. Në konferncën e përbashkët për mediat Rama theksoi se Shqipëria e meriton të hapë negociata për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Rama: “Për të cilën ndamë me komisionerin qoftë objektivat, qoftë edhe hapat që kemi planifikuar të bëjmë mes Task forcës speciale dhe operacionit “Forca e Ligjit”. Sot jemi në kushtet kur nga njëra anë e themi me plot gojën që Shqipëria e meriton të hapë negociatat, pavarësisht se si e qysh procesi do të zhvillohet ne do të vazhdojmë të konsolidojmë pozicion tonë lidhur me këtë aspiratë të gjithë shqiptarëve. Jemi shumë të inkurajuar për rrjedhën e procesit të Berlinit që tregon dobinë e tij dhe na jep mundësira të reja të ndërveprimit në funksion të modernizimit. Jemi të inkurajuar nga zhvillimet e fundit që në njëfarë mënyrë po e kthejnë erën në favor të rrugëtimit tonë evropian duke sjellë mesazhet inkurajuese për vendet tona nga presidenti Juncker që me shumë kënaqësi do ta takoj në fillim të dhjetorit pas ftesës së marrë ditën e djeshme”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.