Vendimi rrufe i Kryeministrit, 12 ushtarake ne vend te Prefekteve te shkarkuar

Kryeministri Rama doli në konferencën ky zyrtarizoi vendimin e marrë në mbledhjen e qeverisë së ditës së mërkurë për lirimin nga detyra të 12 prefektëve në vend dhe prezantoi 12 emrat e rinj që do të drejtojnë këto institucione.

Rama tha se jemi në fazën e çeljes së një faze të re qeverisëse dhe pritshmëritë që njerëzit kanë nga kjo qeveri është një qasje e re.

Kliko per me shume info

“Është një pozicion që mbeti në hije, letargjik. Nga pritshmëritë e larta që njerëzit kanë nga kjo qeveri kërkoj një qasje të re”. Më tej, Kryeministri tha se roli i prefektëve është me rëndësi edhe në betejën e luftës kundër kanabisit.

“Ne jemi të angazhuar që në fazën e dytë të betejës së hapur kundër kultivimit të kanabisit do t’i shkojmë nga pas rrjeteve dhe elementëve kriminalë për t’i vënë pas hekurave. Roli i prefektëve merr një rëndësi të veçantë, një kullë vrojtimi për të gjithë veprimtarinë shtetërore në territor.

Do të jenë përgjegjës përpara qeverisë për situatën e kontrollit të territorit në atë qark në kuptimin e marrjes në dijeni në kohë reale për të gjitha problematikat që pastaj institucionet e tjera duhet t’i trajtojnë.

Vendosja e rendit optimalë e rendit dhe sigurisë publike do t ëkërkojë angazhimin e dpd të prefektëve si ndërlidhësit në kohë reale të zyrës së kryeministrit dhe të ministrisë së brendshme”, tha Rama.
Kryeministri emëroi edhe 12 prefektët e rinj për të cilët tha se janë ish-ushtarakë të lartë.
“Prefektët e rinj janë përzgjedhur nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë pjesë aktive e Forcave të Armatosura”, tha Rama.

Emrat e prefektëve
Qarku i Kukësit – Zenel Kuçana, Kolonel në rezervë.
Qarku i Dibrës – Nexhmedin Shehu, Kolonel në rezervë,
Qarku i Shkodrës – Çesk Millja, Kolonel në rezervë
Qarku i Lezhës – Gjergj Prendi, Major në rezervë
Qarku i Durrësit – Bektash Petoshafi, Kapiten i forcave detare,
Qarku i Elbasanit – Maksim Malaj, Gjeneral/major në rezervë
Qarku i Fierit – Baki Bala, Kolonel në rezervë
Qarku i Beratit – Harilla Dafa, Kapiten i rangut të parë në forcat detare në rezervë.
Qarku i Vlorës – Flamur Mamaj, arsim ushtarak, shërbyer për një kohë të gjatë në FA
Qarku i Korçës – Dhori Spirollari, Gjeneral/brigade
Qarku i Gjirokastrës – Astrit Aliaj, kapiten i parë i forcave detare në rezervë
Qarku i Tiranës – Suzana Jahollari, e para kolonele në rezervë

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here