Rama paralajmëron shkarkimin e kryebashkiakut demokrat Agron Kapllanaj dhe kreut te KQZ-së Klement Zguri

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se po shihet mundësia për të shkarkuar kreun e Bashkisë së Mallakastrës.

“Së basku me ekspertët e Kryeministrisë po shikohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si i ndëshkuar nga gjykata italiane që përbën objekt dhe subjekt të ligjit të dekriminalizimit.

Kliko per me shume info

Fakti që ka në xhep teserën e PD nuk e bën as me imunitet ndaj ligjit as virgjëreshë në raport me veprën që ka kryer dhe është ndëshkuar nga gjykata italiane”, tha Rama.

Pas përfundimit të procedurave për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, kryeministri Edi Rama kërkoi edhe fillimin e procedurave për për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri.

Agron Kapllanaj akuzohet për një dënim të marrë në Itali, të cilin ai e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Ai ishte dënuar me 2 vite burg nga drejtësia italiane për vjedhje. Por sipas Kapllanajt, ai është kapur me një automjet që sapo e kishte blerë me letra të falsifikuara. Ai thotë se ishte mashtruar në vitin 1995 nga një qytetar italian kur bleu mjetin dhe u ndalua nga Policia italiane

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.