Rama paralajmëron ngritjen e një strukture të re për goditjen e krimit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përmes “Kominikimit javor” ngritjen e një strukture të re në Policinë e Shtetit, e cila do të ketë për detyrë kryesore goditjen e kriminalitetit në vend, e sidomos ata që kanë qenë përfituesit kryesorë të trafikimit e kultivimit të kanabisit.

Rama e ka cilësuar këtë task- forcë si “Forca e Ligjit”, një strukturë sekrete sipas tij, e cila do të ketë mbështetjen e ndërkomvbëtarëve dhe do të godasë këdo.

Kliko per me shume info

“Nesër qeveria do të mblidhet për të miratuar ngritjen e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit për operacionin më afatgjatë dhe intensiv kundër krimit të organizuar. Një pjesë e kësaj strukture “Forca e Ligjit” do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd, vetëm me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare.Baza do të jetë me burime njerëzore vendasve dhe të huaja dhe aty do të jemi për të parë se kush e lufton dhe kush e mbron krimin. Ky është një objektiv i shpallur që të nesërmen e zgjedhjeve dhe realizimi do të jetë një fitore e rëndësishme e mandatit të ri.”-tha Rama.

LEXO EDHE:  Pas raportit të DASH reagon deputetja shkodrane: Rama po fundos Shqipërinë

Duke ju referuar të dhënave që solli raporti i Guardia di Finanza, Rama tha se epoka kur Shqipëria njehsohej me kanabisin shumë shpejt do të marrë fund. Kryeministri nuk ka hezituar që të sulmojë dhe opozitën, por edhe të paralajmërojë se të gjithë efektivët që janë “joshur” e bërë palë me trafikantët e drogës od të ndëshkohen.

LEXO EDHE:  Lirimi i 7 kuksianëve, reagon Basha: Drejtësi gjysmake, 4 në burg

“Kemi mbyllur një cikël që e nisëm mbi fitoren e shtetit mbi krimin e organizuar që mbajti Lazaratin për cerek shekulli. Sapo e kemi përfunduar këtë vit në një fitore të qartë e kuptimplotë pas një beteje pëllëmbë më pëllëmbë. 2017 do e nxjerrë Shqipërinë nga harta e vendeve që e kanë plagë kultivimin e kanabizit.
Vetëm qorrat që nuk duan të shohin mund të gjejnë të tjera rezultate përveç fjalës shqipe, sukses.

LEXO EDHE:  Qeveria rimburson 36 medikamente të reja, reagon Shehu: Lojë fjalësh, nuk ka asnjë vlerë

Vetëm dy vitet e fundit kemi sekuestruar 80 milion euro pasuri të krimit.

Mirënjohje, përgëzime e falenderim për të gjithë ata punonjës policie që mundësuan suksesin e madh dhe ndëshkim deri në fund për të gjithë ata policë që u joshën nga krimi dhe u bënë palë me të.”- deklaroi Rama.

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here