Rama nis ditën me foto nga Çermenika, por komentuesja i kujton votat në Lunik

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me përshëndetijen e tij të mëngjesit në Facebook duke publikuar një foto të një rruge në Librazhd të përfunduar nga kjo qeveri, për të cilën thotë se për një çerekshekulli ishte një shteg dhish.

“Dhe me këtë pamje të rrugës së Çermenikës në Librazhd, e cila për çerekshekulli ishte një shteg dhish, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kliko per me shume info

Por një qytetare i kërkon kryeministrit një tjetër rrugë. Ajo shkruan se gjithë periferi janë socialiste dhe se votimet do të vijnë prapë. Rama i përgjigjet se edhe ajo rrugë do të bëhet.

Komentuesja: Nuk e keni çuar rrugën atje ku duhet në Lunik, më vjen keq se gjithë ajo periferi janë socialistë por votat do të vijnë prapë.
Edi Rama: Do ta bëjmë edhe atë Miranda po me radhë, me radhë

Rama fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here