Mbledhja e përbashkët e qeverive, Rama jep lajmin e mirë: Qëllimi kryesor heqja e barrierave

Kryeministri Edi Rama, i cili mori i pari fjalën në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, theksoi se kjo mbledhje do të ketë rezultate konkrete.

Ai dha edhe lajmin e mire se shumë shpejt pritet të hapet zyra operacionale e Kosovës në portin e Durrësit. Mes të tjerash Rama tha se qëllim i përbashkët është heqje e barrierave dhe e kostove doganore.

Kliko per me shume info

“Po punohet për hapje të tjera të linjave doganore mes dy vendeve. Pavarësisht kësaj, kemi ende punë për të bërë, për të reduktuar kohën që qytetarët të ulin kohën që kalojnë në kufi. Do vijojmë punën për hapjen e zyrës operacionale në Portin e Durrësit. Hapja e kësaj zyre do të lehtësojë dukshëm bashkëpunimet mes dy vendeve. Mallrat e Kosovës në pikën e Portit të Durrësit, nuk do të kalojë më asnjë pikë tjetër kufitare brenda vendit. Jemi angazhuar për të degëzuar gazsjellësin trans-adritaik për në Kosovë, dhe më pas në Rajon. Po ecën në bashkërendim të dy palëve, sa i takon projekteve infrastrukturore të dy vendeve. Ka një rritje të shtimit të interesit mes dy vendeve. Rreth 920 biznese nga Shqipëria janë në Kosovë, ndërkohë që ka dhe në Shqipëri. Tregtia mbi vendet tona është 5-fishuar. Kjo është një shifër, e cila krahasuar me ambiciet tona është modeste. Viti aktual është viti i suksesshëm, por edhe një vit që konfirmon potencialin për t’u rritur në këtë aspekt. Duke kaluar përtej shifrës prej 200 milionë eurosh. Importet nga Kosova në 9 muajt e parë arrinin nga 6 mld. Potenciali është tejet më i madh. Për këtë arsye të dyja qeveritë do të punojnë me këmbëngulje, që të kemi në të ardhme sasia edhe më të mëdha”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here