Rama konfirmon nisjen e Rrugës së Arbrit: Dibra, një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik

Politikë

Kryeministri Edi Rama ishte në Dibër ku u mbajt mbledhja e Këshillit të Ministrave. Në një një konferencë për mediat pas përfundimit të mbledhjes kryeministri konfirmoi nisjen e shumëpritur të rrugës së Arbrit.

“Kemi marrë disa vendime, ku më i rëndësishmi është nxitja e turizmit dhe të kemi një infrastrukturë me katër dhe me pesë yje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nesër prezantojmë projektin për Rrugën e Arbrit. Është përzgjedhur kompania për ndërtimin e rrugës së Abrit dhe ministria është në negociata për firmosjen përfundimtare të financimit dhe mosndërprerjen e punimeve të kësaj rruge, kush ka kaluar e ka premtuar, kush s’e ka kaluar e ka harruar. Ky është një zotim madhor, për një akt që në këndvështrimin ku Dibra bëhet de fatk dhe krijohet një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik” tha Rama.

ME TE LEXUARAT