Rama komenton shkarkimin e Sokol Ballës: Teori konspirative

Kliko per me shume info

Kryeminisri u ka dhënë përgjigje të gjithë atyrë që mendojnë se shkarkimi i Sokol Ballës nga drejtor i Lajmeve lidhet me të. I ftuar në emisionin”Studio e Hapur”, Rama theksoi se deklarata e tij ndaj Top Channel, nuk ishte sulm por shfaqja e një keqardhje.

“Nuk e kam sulmuar Top Channel. Nuk kam thënë ‘ish media e madhe’. Kam ekspozuar një fakt të asaj dite me një shprehje keqardhje. Nuk i ndaj në mbështetës dhe kundërshtarë kanalet mediatike. Kam qenë një moment kur është folur për lirinë e medias në ditën e shënuar që ishte edhe arsyeja e konferencës dhe u gjenda para një prove konkrete për të ndarë keqardhjen time. Asnjëherë s’do më shihni mua të fyej gazetarët” tha Rama.

Kliko per me shume info

Ai po ashtu foli për largimin e drejtorit të Informacionit nga ky post, Sokol Ballës. I pyetur nga gazetarja nëse këto të dyja kanë lidhje me njëra-tjetrën, Rama u përgjigj:

“Janë teori konspiracioni për të që prodhojnë mediat që unë i quaj kazan.”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here