Deklaratat e Donald Lu për familjet mafioze dhe peshqit e mëdhenj, ja çfarë thotë Rama

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe deklaratat e ambasadorit të SHBA-së Donald Lu se në vendin tonë ekzistojnë katër familje mafioze që kontrollojnë 20 klane.

I ftuar në “Studio e Hapur”, Rama pranoi se në Shqipëri krimi ekziston, por shtoi se nuk është “krim i organizuar filmash, apo si krimi i organizuar në Itali”.

Kliko per me shume info

“Krimi i organizuar në Shqipëri është i instaluar kohë më parë. Dhe është larg së qenit krimi i organizuar i filmave, i krimit italian. Nuk është aq i sofistikuar dhe i gjithëpushtetshëm, dhe ne i kemi të gjitha kapacitetet për ta shkatërruar. S’po themi që s’do kemi më krim, se krim ka kudo, në Amerikë e kudo. Po të shihni shifrat e drogës në SHBA, janë marramendëse”- tha Rama.

Ndërkohë Rama tha se marrëdhëniet me ambasadorin Lu i ka “shumë të mira. Nuk jemi në afatet e vlerësimit, se presim të arrijmë disa rezultate të tjera. Pa SHBA dhe pa këtë, reforma në drejtësi dhe Vettingu, do ishte më vështirë të bëhej”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here