Rama e quajti “kazan”, gazetarja italiane: Do na dëgjosh zërin…!

Kliko per me shume info

Perplasja e kryeministrit Rama me median i kalon kufjte e Shqiperise. Gazetarja Alice Martinelli në emisionit investigativ në Itali 1 të quajtur “Le Iene” në shtator të këtij viti ka publikuar një kronikë që e kishte realizuar në Bulqizë, lidhur me vështirësitë dhe peripecitë që kalojnë fëmijët për të siguruar kafshatën e gojës duke mbledhur maleve krom, ndryshe siç bëjnë moshatarët e tyre në vendet e tjera.

Gazetarja shkruante në kronikën e saj: “Timi, Blero dhe Gesti janë tre shikë të mirë. Kanë ëndrra prej fëmijësh, , dashurojnë futbollin dhe janë tifozë të Leo Messit. Dëshira e tyre: të ngasin Ferrarin e reperit Noizy. Janë rritur përpara kohe sepse duhet të kontribuojnë në bilancin familjar dhe e bëjnë këtë çdo ditë, duke u kacavjerrë nëpër grumbuj gërmadhash të braktisura përreth minierave të qytetit të tyre. Për një kile gurë të pasur me krom do të fitojnë 0,10 euro. Kronika ime e mbrëmjes së djeshme për Le Iene”.

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama këtë kronikë të gazetares së “Le lene” të realizuar në Bulqizë e ka quajtur si pjesë të kazanit mediatik përtej Adriatikut, duke përdorur një gjuhë jo të denjë për kronikën ashtu siç është ka mendimin dhe për një pjesë të medias shqiptare, një deklarim i tillë që jo pak ngalli debat dhe komente në opinionin publik shqiptar.

Komunikimi mes komentuesit dhe gazetares italiane:

Një komentues shqiptar me emrin Artur Hoxha me anë të Facebookut i është përgjigjur gazetares Martinelli, duke i kujtuar se kryeministri shqiptar ju akuzon se keni falsifikuar historinë me pamje të vjetra. Por nga ana tjetër gazetarja e Le lene, i është përgjigjur duke i thënë: “Janë dokrra. Mjafton të zbresësh pak më poshtë në këtë profil dhe do të shohësh një foto të Bulqizës të cilën e kam bërë vetë unë dhe e kam publikuar më 14 tetor 2017”.

Ndërkohë komunikimi mes komentuesit dhe gazetares nuk ndalon me kaq, por vijon më tej.

Hoxha: Alice Martinelli unë e besoj, sepse e njoh zonën dhe personat, por jeni ju që duhet të reagoni fort kundër atij politikani arrogant dhe mafioz i cili pasi e gjelbëroi të gjithë Shqipërinë me kanabis, tani e ka kapur me mediat dhe me të gjithë ata që flasin dhe i thonë gjërat siç janë.

Alice Martinelli: Mos ki merak, do të na e dëgjosh zërin!!! Ne kemi bërë vetëm punën tonë… nëse ndokush ndihet i bezdisur beh, është problemi i tij!

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here