Rama jep lajmin: “Do luftojmë t’ia kthejmë popullit paratë e përfituara nga krimi me gomone apo me kravatë”

Kliko per me shume info

Lufta kundër kanabizimit ishte kryetema e komunikimit javor të kryeministrit Edi Rama.

Rama paralajmëroi se do të ngrihet një Task Forcë e veçantë që do të luftojë drogën në vend. Teksa tha se do të ketë një operacion në mbarë vendin.

Kliko per me shume info

Numri një i qeverisë tha se do të ketë luftë dhe ndëshkim për këdo polic që joshet nga krimi dhe korrupsioni.

“Nesër qeveria e Shqipërisë do të mbridhet për të miratuar një task forcë të re në Policinë Shqiptare. Kjo strukturë e re do marrë përsipër luftën kundër krimit të organizuar. “Forca e Ligjit” do të marrë përsipër të çojë para ligjit elementët kriminalë. Ky operacion do jetë ora e të vërtetës, ora e të vërtetës për lidhjet e krimit me politikës. Këtu do jemi do shohim kush e mbështet vërtet krimin.

Epoka shumëvjeçare e të fortëve, prokurorë e gjyqtarë të korruptuar shefa policie të tredhur dhe politikanë të shitur te e keqja, kjo epokë do marrë fund. Në atë vend do shkojnë të gjithë, kush më shpejt e kush më vonë.

Kjo nuk do jetë një përpjekje e izoluar që do sjellë rezultate, nisja e vettingut më mbush me shpresë se gjykatat nuk do jenë më kishat dhe xhamitë ku falen kriminelët, kushdo qofshin ata, majtas apo djathtas. Më mbush me shpresë përfshirja e agjentëve të FBI-së dhe jo vetëm.

Jam shumë falenderues ndaj çdo shqiptari që do shtet. Drejtori i FBI do vijë në Shqipëri këtë javë. Ambasadorit Lu i jam mirënjohës, si dhe partnerëve italianë e gjermanë. Do luftojmë me krimin e organizuar, do luftojmë me krimin ekonomik. Do luftojmë tia kthejmë popullit paratë e përfituara nga krimi me gomone apo me kravatë”, tha Rama.

3 COMMENTS

  1. Si urdheron zoti karminister ti je ai qe urdheron masakrimin e policeve te ndershem per te mrojtur tahirin dhe perdhunon policet por gjitha paguhen ne jete

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.