Përplasje në Kuvend, Rama: Lulzim hajde jep llogari ç’do PD në Himarë?

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës kanë debatuar në kuvend, lidhur me çeshtjen e Himarës.

Dje Flamur Noka ishte në Himarë në mbështetje të banorëve të Himarës, ku po shemben banesat në kuadër të projektit të shëtitores. Rama i kërkoi llogari PD se ç’kërkonte në Himarë dhe se ku është shkelja e qeverisë në këtë projekt.

Kliko per me shume info

Nga ana tjetër, Basha ka replikuar duke i publikuar shifrat e eksportit të drogës në botë.

Rama: Lulzim hajde këtu e jepu përgjigje shqiptarëve sot cfarë donte PD dje në Himarë, jepu përgjigje sot pse bashkove zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë lidhur me një projekt të rilindjes urbane në Himarë. Përgjigju cfarë është Himara për ty, cfarë shkeljesh sipas teje ka bërë qeveria për ta shëndërruar himarën nga një Bathore në det sic e latë në një gji turistik mesdhetar. Si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë një letër greke për gjoja shkelje e të drjetave të minoritetit grek, pse PD është kthyer në altorpalant propaganda kundër përpjekjes shqiptare në bashkëpunuim me BE për hapjen e negociatave. Të dëgjova që the se këtu ska karrota, domate e patate, gjë që e tregojnë shifrat e eksportit, por në shqipëri ak një lloj kastraveci që nuk eksportohet në llumin e mediat me burim PD e shqipërisë

Basha: Pse e zhyte vendin në drogë, pse e mbushe parlamentin me të dënuar , c’punë ka kryebashkiaku yt në komsiaritin e policisë ku arrestohet Durim Keci, c’punë ke ti me kriminelët, nuk i ikën kurrë kësaj pyetje ti. Streha e fundit e maskarati është pseudopatritizmin, 3 vjet që i bllokon vendit hapjen e negociatave prej drogës, cfarë bën ti? Korrupsioni është kthyer në kapje shteti se ti merr milionat nga xhepat e oligarkëve, ti ndan pushtetin me oligarkët. o më i madhi i kastravecëve

Janë shifrat e botës, droga është eksporti yt, nuk do jetë këshu për shumë gjatë, do vijë ora të përgjigjesh, as batutat megafonët sdo të bëjnë punë, do të japësh llogari

Rama: Të të bësh pyetje ty Lulzim jashtë programit të gramafonin është si të kërkosh një këngë që nuk është regjistruar, je një gramafon si ajo marka “la voce del padrone”.

Pyetja që kam është c’donte PD në Himarë, këtë shpjegim që do e japësh ti e jo unë, nuk mendoj se ju jeni antishqiptarë, thjeshtë njerëz që nuk mbani përgjegjësi. Po i bëni dëme vendit. Sot PD pse u shfaq në Himarë një ditë pas letrës së kryeopozitirati grek ku cënohet interesi ynë kombëtar dhe aspirate jonë për procesin e integrimit, me pretendime që nuk qëndrojnë, të cilave PD u dha zë edhe më tëe fortë se sa vetë zëri i opozitës greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.