Takimi me Hahn në kryeministri, Rama: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama priti këtë të enjte në kryeministri komisionerin e BE-së Johannes Hahn.

Menjëherë pas takimit, Rama tha se diskutoi me Hahn për luftën kundër drogës e krimit, si dhe për hapjen e negociatave.

Kliko per me shume info

“Pa dyshim, sot jemi në kushtet kur nga njëra anë mund të themi se Shqipëria meriton hapjen e negociatave, nga ana tjetër jemi shumë të inkurajuar edhe me rrjedhën e Procesit të Berlinit, që tregon në mënyrë të vijueshme dobinë e tij dhe na jep mundësi të reja në funksion të integrimit”- tha Rama.

Rama tha se kishte marrë ftesë për t’u takuar me Presidentin e Komisionit Europian Jean Claude Junker në fillim të dhjetorit.

“Në fund fare, jemi të inkurajuar nga zhvillimet e fundit që në një farë mënyre e kthejnë erën në favor të rrugëtimit tonë evropian, duke sjellë edhe mesazhet inkurajuese për vendet tona nga Presidenti Junker, të cilin do ta takoj në fillim të dhjetorit pas ftesës së marrë ditën e djeshme” tha Rama.

© LAJMIFUNDIT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here