Rama fton kompanitë e huaja të investojnë në Shqipëri: Krijoni partneritet me biznesin vendas

Politikë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka qënë i pranishëm në panairin e e 24-t ndërkombëtar të “Klik Ekspo Group”. Ai u ka bërë ftesë investitorëve të huaj që të shfaqin interes për Shqipërinë. Kryeministri tha se tashmë kompanitë e huaja mund të vijnë në Shqipëri jo vetëm për të investuar më vete në projekte të ndryshme, por edhe të krijojnë partneritet me bizneset shqiptare për të realizuar projektet e tyre.

“Nisma e “Klik Ekspo Group” sot është materializuar në një panair të ri, me një prani shumë të larmishme. Themeluesit e nismës për këtë panair ndërkombëtar mund të thonë me krenari se kanë kontributin e tyre në këtë proces. Pavarësisht kushteve që kanë ndryshuar rrënjësisht krahasuar me 24 vite më parë, sfidat janë të mëdha, shumë më komplekse, dhe vetëm fuqia e imagjinatës mund të na bëjë të gjithëve t’u qasemi sfidave me mundësinë reale për t’i fituar ato. Sot Shqipëria nuk është një “tabula rasa” siç ishte në edicionin e parë të këtij panairi, ku gjithçka niste nga e para, sot biznesi shqiptar është një realitet i ri i historisë së vendit tonë, një realitet i konsoliduar, dhe produktet “Made in Albania: janë duke u zhvilluar dhe duke u rritur, edhe sa i përket fuqisë me ritme të konsiderueshme në nivele të larta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot kompanitë e huaja që vijnë në vendin tonë, jo vetëm gjejnë mundësi të reja investimi, por mund të gjejnë edhe partnerë të guximshëm dhe të sigurt me të cilët mund të bashkohen, dhe të realizojnë ambiciet për të investuar dhe për të fituar në këtë vend”, tha kryeministri Rama.

ME TE LEXUARAT