Rama flet për patentat e Tahirit: U ndjeva konfuz kur e mora vesh, nuk jam avokati i tij

Kliko per me shume info

Kryeministri distancohet nga ngjarja e fundit, ku ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri iu gjetën patentat e skafit në makinën e biznesmenit Orest Sota. Rama tha në “Studio e hapur”, Rama tha se nuk është avokati i Tahirit dhe se për këtë çështje duhet të flasë Prokuroria.

“The që unë nuk jam prononcuar për këtë çështje, për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo i takon Prokurorisë dhe jo mua apo PS. Unë jam konsensuent, dhe kam thënë se është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo çështje i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij.

Kliko per me shume info

Për para drejtësisë nuk jemi të gjithë të barabartë kur e themi, por duhet të jemi të barabartë para asaj që bëjmë. Nuk i takon politikës që të futet në mes. Kjo nuk është detyra ime nëse do të flas për këtë, nëse është e çuditshme apo jo, apo është koincidencë apo jo,” tha Rama.

I pyetur nga gazetarja Kryeministri tha se kur e kishte marrë vesh ishte ndjerë shumë konfuz.
Ndër të tjera Rama tha se në fakt ishte faji i medias dhe Prokurorisë që pretenduan arrestimin e Tahirit kur nuk kishte prova konkrete.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here