Rama: Lul këto janë fjalët e një njeriu që të do, Monika të bën të fortë, por nuk të rrit!

Politikë

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer disa këshilla për kryedemokratin Lulzim Basha, duke i thënë se “këto që i thotë janë fjalët e një njeriu që të do”.

Reagimi i Ramës vjen pas deklaratës së fortë të Bashës, ku akuzoi kryeministrin se po përgatit koncesionin për mbikëqyrjen e TVSH-së për të vëllain.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama i thotë Bashës që "PD ka nevojë për një lider të rritur, jo për një fëmijë që nuk rritet dot."

“Bëhu vetja, prano vogëlsinë tënde dhe rritu Lul se PD ka nevojë për një lider të rritur jo për një fëmijë që nuk rritet dot, këto nuk janë batuta, janë fjalët e një njeriu që të do, që ka bërë përpjekje të sinqerta të ndihmojë të rritesh, të bësh një akt prej lideri dhe të vetmin akt prej lideri ti e mohove dhe e mohon. Lul, Monika të bën të ndihesh më i fortë por nuk të rrit dot, të zvogëlon, ndaj, bëj si të duash, hajde prapë këtu, fillo me sharje e shpifje. Vëllai im është njeri i zakonshëm jo kunat i famshëm por unë kurrë asnjëherë nuk vij me librin e shtëpisë së tjetrit, nuk vij për të bërë lufta me ju si persona jeni prindër besoj të mirë, njerëz të mirë, djem e vajza, burra e gra që përpiqeni me tuajën, këtu nuk është cështje personash, por përkatësie, pse jeni bashkë, për cfarë, ku doni të dilni, rritu Lul”- u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT