“Krimi është bërë njësh me pushtetin, Rama fajtori”

Kliko per me shume info

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se ambasadorët duhet të kontribuojnë në sjelljen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Vasili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shprehet se fjalimi i kryeministrit Edi Rama në takim më ambasadorët ishte shumë qesharak, pasi sipas tij, “krimi në krye të qeverise largon dhe përzë investimet e huaja”.

Kliko per me shume info

Reagimi i plotë:

Krimi në krye të qeverisë largon dhe përzë investimet e huaja.

Që droga dhe krimi i organizuar janë ulur këmbëkryq ne Shqipëri e thotë BE,SHBA,OSBE dhe gjithë media botërore.

Kur e thotë opozita shqiptare sipas kryeministrit dhe ca e ca të tjerëve, që i rrijnë nga pas është faj, gabim, herezi.

Po po, droga dhe krimi i bërë njësh me pushtetin po e shkatërrojnë vendin.

Përgjegjësia ka vetëm një emër që është kryetrafikanti, që urdhëroi të pengohej drejtësia për ish ministrin e akuzuar nga Europa. Edhe për këtë e gjithë Europa po flet.

Ndaj largohen investimet e huaja, sepse pushteti i grabit me taksa e ryshfete pa fund, ndërsa krimi i mbështetur nga qeveria i rreh dhe i gjymton.

Fjalimet e kryeministrit për diplomaci ekonomike janë humor ku qeshin e gëzojnë trafikantet dhe qajnë e hidhërohen shqiptaret./LAJMIFUNDIT.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.