Rama emëron 12 prefektët e rinj, Patozi i ironizon: Shyqyr që nuk është kohë lufte

Emërimi i 12 prefektëve të rinj në vend nga kryeministri Rama, është ironizuar shumë.

Sot, ish deputeti i PD-së, Astrit Patozi është kapur me faktin që ata ishin ushtarakë në rezervë dhe thotë se shyqyr që vendi nuk po kalon kohë lufte.

Kliko per me shume info

Statusi:

SHYQYR QË NUK ËSHTË KOHË LUFTE
Emërimi i 12 prefektëve të rinj, të gjithë ish-ushtarakë të kujton atë anekdotën e atij që shkoi ne librari dhe porosoti 3 metra libra jeshilë se i shkonin me mobiljet e bibliotekës së shtëpisë.
E kam thënë edhe një herë tjetër, se janë dy personazhe në Shqipëqri, për të cilët nuk ka asnjë rëndësi ajo që ndodh, por vetëm mënyra se si duhet treguar. Njëri prej tyre është Edi Rama.
Falë Zotit jetojmë në kohë paqeje, sepse nëse vendi do të binte në luftë (larg qoftë) Edi Rama
mund të na emëronte gjeneralë të gjithë ish-prefektët, duke përfshirë këtu edhe Keltis Krujën.
PS. Kjo që shkrova nuk ka të bëjë apak me respektin tim të palëkundur për ish- ushtarakët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.