Rama dëgjesë me banorët: Me rrugën e re, Dibra do jetë një lagje e Tiranës

Kryeministri Edi Rama, së bashku me anetaret e kabinettn qeveritar, zhvilloi ditën e sotme një takim me banorët e Peshkopisë për planin e zhvillimit dhe shërbimet.

Rama u shpreh para dibranëve se Rruga e Arbrit në projekt ka një përmirësim të konsiderueshëm. Ai tha se rruga do të bëhet me gjysmën e kostos krahasuar me projektin e vjetër. Rama tha se pas përfundimit të rrugës, Dibra do të jetë oborri i pasim i metropolit.

Kliko per me shume info

“Pas ndërtimit të rrugës, Dibra do të jetë një lagje e madhe Tiranës, pasi integrimi do të jetë i plotë. Dibra do të kthehet në oborrin e pasmë të metropolit.

Me ndërtimin e rrugës do të shikojmë ndryshime të mëdha në bujqësi, turizëm dhe jo vetëm. Po diskutojmë me qeverinë Maqedonase për të ndërtimin e pjesës së mbetur në anën tjetër të rrugës”, tha Rama.

Kryeministri tha gjithashtu se qeveria do të investojë edhe rindërtimin e muzeut në Kastriot. “Ne kemi sot edhe projektin e muzeut të Skënderbeut në Kastriot.

Ne po financojmë rindërtimin e muzeut dhe mendojmë se kjo do të jetë një pikë shumë e rëndësishme që do t’i japë më shumë mundësi të gjithë zonës. Do të bëjmë investimin e munguar edhe për llixhat. Ndërhyrjet në qytete janë shumë të rëndësishme për njerëzit”, tha Kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here